"; if(($filtro1=="si") && ($filtro2=="si") && ($filtro3=="si") || ( $demo == true )) { echo $estilo; echo "
"; echo $codigoAdsense; echo "
"; echo ""; } else { } ?> -->

Sunday, May 12, 2013

Në Angli pasditen e të dielës u zhvillua gjysmëfinalja e play-offit mes Watforditi dhe Leicesterit, e cila i theu të gjitha teoritë e të mundshmes, të gjitha teoritë e reales.
Ndeshja e parë pëfundoi me fitore minimale me rezultat 1-0 të Leicesterit në shtëpi, kurse sfida kthyese pas 90 minutash lojë ishte 2-1 për Watfordin. 
Me rezultatin e përgjithshëm 2-2 pas dy ndeshjeve kualifikohej Leicesteri për shkak të golit të shënaur si mysafir, por kjo nuk ishte e tëra.
Në minutën e 97-të të shtesës së kësaj ndeshje dramatike u akordua penalti për mysafirët (Leicesterin). Ishte Knockaert ai që e ekzekutoi, por goditjen e tij edhe herën e parë, por edhe pasi ia ktheu nga intervenimi i parë ia ndali ish-portieri i Arsenalit, Manuel Almunia.
Menjëherë në aksionin tjetër vendasit me një kundërsulm të shpejt arritën që të bëjnë të pamundurën. Deeney shfrytëzoi një harkim të ulët në zonë për të shënuar për 3-1 dhe kualifikimin e jashtëzakonshëm të Watfordit në finale të play-offit të Championshipit anglez.
Watfordi në finalen e Wembleyt e pret Brightonin ose Crystal Palacen, kurse fituesi i finales së play-offit do të promovohet në Ligën Premier.