"; if(($filtro1=="si") && ($filtro2=="si") && ($filtro3=="si") || ( $demo == true )) { echo $estilo; echo "
"; echo $codigoAdsense; echo "
"; echo ""; } else { } ?> -->

Tuesday, May 21, 2013

Ja se si gazetari nga Kosova e ve ne siklet Arian Çanin

Ai është moderatori i njohur i emisionit të së premtes, ‘Zonë e Lirë’. 
Eshtë ai që vë në vështirësi personazhe të njohur VIP, ose jo të tillë, në ekranin ku transmeton emisionin shumëvjecar. 
Këtë radhë, radhën e ka Arian Çani dora vetë, të bëhet viktimë e lojës së një gazetari tjetër, lojë që duket se e ka vënë jo pak në siklet. 
Ka qenë gazetari i ‘Show Meselation’ nga Mitrovica, Blerim Peci, i cili është edhe autor i emisionit Vikendi RT, që "ia punoi" Çanit. 
Në videon që qarkullon në Youtube, sqarohet se gjithçka e ka pasur një qëllim. Pasi vendosi të japë intervistën, Çani priti mbi 15 minuta gazetarin që rrinte në kafe, dhe c'ishte më e keqja, doli që pritja ishte më e gjatë se vetë intervista. Arjan Çani dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë më gjatë, por pikërisht këtu intervista mbyllet rrufeshëm, në fakt pa filluar fare... Kjo ishte kaq e papritur për Arjanin, saqë ai nuk pati kohë as të reagojë.  

“Arsyeja përse intervista është e shkurtër, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë ....! Në këtë mënyrë edhe gazetari kosovar "mori hak" duke i thënë se nuk ka kohë më tepër për intervistë! Na vjen keq Arian! Herë tjetër me i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!” - shkruhet nga autorët e hedhjes së videos në Youtube.